Dy komandantë amerikanë të KFOR-it vizitojnë kryetarin e Leposaviqit, rikonfirmojnë angazhimin për siguri të të gjitha komuniteteve - Gazeta Express
string(130) "dy-komandante-amerikane-te-kfor-it-vizitojne-kryetarin-e-leposaviqit-rikonfirmojne-angazhimin-per-siguri-te-te-gjitha-komuniteteve"

Lajme

Gazeta Express

27/06/2025 18:04

Dy komandantë amerikanë të KFOR-it vizitojnë kryetarin e Leposaviqit, rikonfirmojnë angazhimin për siguri të të gjitha komuniteteve

Lajme

Gazeta Express

27/06/2025 18:04

Dy komandantë amerikanë të KFOR-it, Peter Hezler dhe Jonathan Lloyd, kanë qëndruar sot për një vizitë në Komunën e Leposaviqit, ku kanë takuar kreun e kësaj komune, Lulzim Hetemin, shkruan Gazeta Express.

Përgjatë këtij takimi, të dy komandantët amerikanë kanë rikonfimruar angazhimin e vazhdueshëm të Komandës Rajonale-Lindje për të mbajtur një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, raporton Express.

“Të tilla takime janë pjesë e rregullt e ndërveprimit të KFOR-it, duke u ofruar komandantëve një kuptim të drejtpërdrejtë të dinamikave lokale, ndërsa promovojnë transparencën dhe besimin e ndërsjellë. Politikisht neutral dhe të përqendruar te komuniteti, këto ndërveprime rrisin ndërgjegjësimin situacional të KFOR-it dhe forcojnë aftësinë e tij për të kryer misionin në mënyrë efektive”, thuhet në njoftimin e KFOR-it./Express/