Arijanet Muric mund të largohet nga Burnley gjatë afatit kalimtar të janarit.
Portieri kosovar nuk është zgjedhja e parë e Vincent Kompany këtë sezon. Ai ende nuk ka regjistruar asnjë paraqitje në Premierligë, shkruan Gazeta Express.
Murici numëron vetëm dy paraqitje deri më tani. Të dy paraqitjet e tij u regjistruan në Kupën EFL.
Kësisoj, 24-vjeçari mund të ndryshojë ambient në afatin kalimtar dimëror, pasi ka tërhequr interesim nga disa klube të njohur evropiane.
Sipas gazetarit të njohur gjerman, Florian Plettenberg, Murici është i përqendruar te Burnley, por ai dëshiron të luajë të rregullisht.
Union Berlin dhe Sevilla janë klubet e interesuara për shërbimet e tij, pasi e vlerësojnë shumë lartë portierin dardan.
Klubet në fjalë mund të kërkojnë huazimin e tij në janar, duke përfshirë në marrëveshje edhe opsionin e blerjes.
🚦News Arijanet #Muric: The 24 y/o is focused on Burnley but he wants to play regularly ✔️ After a very good season last year he’s behind £19m signing Trafford at the moment.
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) October 23, 2023
➡️ Several clubs are rating him very highly (Union Berlin, FC Sevilla)
➡️ Ideas about a loan with an… pic.twitter.com/bcUGLzEZyD
Ndryshe, Aro Muric ka kontratë të vlefshme me klubin anglez deri në verën e vitit 2026. Bazuar në “Transfermarkt”, ai në tregun e transferimeve vlerësohet me 9 milionë euro. /Gazeta Express/