Florent Muslija do të largohet nga Freiburgu gjatë kësaj vere.
Përfaqësuesi kosovar nuk pati hapësira të mjaftueshme në ekipin e Bundesligës, prandaj ai i ka bërë gati valixhet për t’u larguar prej atje.
Magazina gjermane, “Kicker” shkroi se për mesfushorin ofanziv ka interesim nga klubet e Bundesliga II, por edhe jashtë Gjermanisë, përfshirë këtu Turqinë, përcjell “Gazeta Express”.
Mediumi gjerman nuk përmendi emra të klubeve turke, por mediumi turk “fotospor” raporton se në garë për futbollistin janë futur dy klubet e reja të Superligës turke, Kocaelispor dhe Gençlerbirligi.
Madje, ky medium raporton se në këtë rast po ndërmjetëson Milot Rashica, futbollist i Besiktasit, i cili po mundohet ta bindë shokun e skuadrës tek “Dardanët” që t’i bashkohet atij në ligën elitare turke.
Muslija ishte transferuar në Freiburg nga Paderborni një vit e gjysmë më parë për 1 milion euro.
Por, duke e pasur parasysh se s’është ambientuar sa duhet aty, ai po e kërkon një klub të ri.
Preferencë e përfaqësuesit kosovar është Bundesliga, por klubet turke po e provojnë fatin ndërkohë…
Ai i ka zhvilluar 13 ndeshje me Freiburgun në sezonin e fundit në të gjitha garat, ndërsa e ka realizuar një gol dhe e ka bërë një asistim. /Gazeta Express
Sunny Hill Festival po afron dhe banka ProCredit, si sponsor gjeneral i festivalit, të sjell më afër skenës magjike...