Dy klube të Serie A pas Ardian Ismajlit - Gazeta Express
string(39) "dy-klube-te-serie-a-pas-ardian-ismajlit"

Futboll

Gazeta Express

19/06/2025 11:50

Dy klube të Serie A pas Ardian Ismajlit

Futboll

Gazeta Express

19/06/2025 11:50

Ardian Ismajli mund të bëhet shumë shpejt me ekip të ri.

Pasi Empoli ra në Serie B, përfaqësuesi shqiptar ka vendosur të largohet nga kjo skuadër pasi dëshiron të luajë në nivele të larta.

Futbollisti nga Kosova ka kontratë me këtë klub vetëm deri në fund të këtij muaji dhe do të largohet prej aty si lojtar i lirë, shkruan “Gazeta Express”.

Dhe, interesimi për qendërmbrojtësin stabil nuk po mungon nga klubet elitare të futbollit italian.

Sipas mediave të atjeshme, 28-vjeçari po kërkohet nga dy klube të Serie A, Lazio dhe Verona.

Gjithnjë sipas tyre, më afër transferimit të futbollistit është Lazio, me të cilën mund të nënshkruajë në ditët në vazhdim.

Ish-futbollisti i 2 Korrikut, Prishtinës, Hajdukut të Splitit dhe Spezias i zhvilloi 31 ndeshje në sezonin e fundit, përfshirë këtu 29 në Serie A dhe 2 në Kupën e Italisë.

Vlera e ish-përfaqësuesit të Kosovës U-21 në treg sipas “Transfermarkt” është 6 milionë euro.

Ismajli qe një kohë është pjesë e rëndësishme e Kombëtares shqiptare. /Gazeta Express