Dy grabitës qëlluan me armë burrë e grua në Tiranë, policia përcjell detajet - Gazeta Express
string(75) "dy-grabites-qelluan-me-arme-burre-e-grua-ne-tirane-policia-percjell-detajet"

Dy grabitës qëlluan me armë burrë e grua në Tiranë, policia përcjell detajet

Gazeta Express

19/01/2020 22:50

Të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë mbrëmje në afërsi të Alliasit në Tiranë, ku dy persona të maskuar kanë qëlluar burrë e grua në banesën e tyre në rrugën “Njazi Meka”.

Çifti Petrit dhe Afërdita Laze janë qëlluar me armë zjarri në momentin kur janë përballur me dy grabitës që kishin hyrë në banesën e tyre (vilë) për të vjedhur. Njëri prej grabitësve ka qëlluar menjëherë në drejtim të burrit e gruas. Sipas informacioneve të deritanishme, në gjendje më të rënduar ndodhet 60 vjeçari Petrit Laze, i cili ka marrë një plumb në bark. Ndërkohë gruaja është qëlluar në këmbë.

Lexo Edhe:

Cifti ndodhet aktualisht në spitalin e traumës në Tiranë, ndërsa policia ka përcjellë këtë njoftim të dytë mbi ngjarjen:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:40 në rrugën “Njazi Meka”,  2 persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e çiftit të bashkëshortëve P.L dhe A.L.

Në momentin që janë konstatuar nga çifti i bashkëshortëve njëri prej personave ka  qëlluar me armë zjarri në drejtim të çiftit.

Si pasojë janë plagosur çifti i bashkëshortëve P. L   dhe     A. L, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.

Policia ka shkuar në vendngjarje  dhe ka ngritur pika kontrolli.

Vijon krehja e zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Gupi hetimor vijon punën pēr sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes