Dy gola të shpejtë në ndeshjen Manchester United – LASK - Gazeta Express
string(53) "dy-gola-te-shpejte-ne-ndeshjen-manchester-united-lask"

Gazeta Express

05/08/2020 22:20

Dy gola të shpejtë në ndeshjen Manchester United – LASK

Gazeta Express

05/08/2020 22:20

Manchester United dhe LASK janë duke luajtur baras 1:1 në ndeshjen e kthimit të 1/8 e finales në Ligën e Evropës, e cila është duke u zhvilluar momentalisht në Old Trafford.

LASK kaloi i pari në epërsi kur Philipp Wiesinger shënoi gol fantastik me vollei në minutën e 55-të, raporton Gazeta Express.

Por vetëm dy minuta më vonë, Jesse Lingard shënoi për 1:1 për Unitedin, pas një pasimi nga Juan Mata.

Unitedi e kishte fituar ndeshjen e parë 5:0 dhe është buzë kalimit në çerekfinale.