Dy gjigantët e La Ligas i vihen pas Luis Diazit - Gazeta Express
string(47) "dy-gjigantet-e-la-ligas-i-vihen-pas-luis-diazit"

Sport

Gazeta Express

01/03/2025 10:46

Dy gjigantët e La Ligas i vihen pas Luis Diazit

Sport

Gazeta Express

01/03/2025 10:46

Ylli i Liverpoolit, Luis Diaz mund të largohet këtë verë, me Barcelonën që e ka në listën e prioriteteve. 

Blaugranasit e kanë primare transferimin e një sulmuesi, dhe Diaz mund të jetë përforcimi për skuadrën e drejtuar nga Hansi Flick. 

Barcelona ka financat e duhura për ta finalizuar një marrëveshje të tillë, por Liverpooli ka dyshime rreth të ardhmes së Diazit. 

Kolumbiani aktualisht ka një kontratë që e mbanë në “Anfield” deri në vitin 2027, por anësori është i hapur të kalojë te Barcelona, në kushtet e duhura. 

Sipas “Fichajes”, Liverpooli i ka vënë çmimin prej 70 milionë eurove, me Atletico Madridin që ka shfaqur interesim po ashtu për Diazin. 

Sulmi i Atleticos përbëhet nga dy ardhjet e sezonit të kaluar, Julian Alvarez e Alexander Sorloth, dhe nga një Griezmann i vjetëruar.


Francezi me shumë gjasë do t’i bashkohet MLS-it gjatë qershorit. 

Advertisement
Advertisement
Advertisement