Dy garues kosovarë eliminohen nga Festivali Veror Olimpik Evropian për të Rinj - Gazeta Express
string(78) "dy-garues-kosovare-eliminohen-nga-festivali-veror-olimpik-evropian-per-te-rinj"

Dy garues kosovarë eliminohen nga Festivali Veror Olimpik Evropian për të Rinj

Sporte tjera

Gazeta Express

25/07/2022 12:37

Dy notarët kosovarë, Hana Bejiqi dhe Mal Gashi e kanë përfaqësuar sot Kosovën në Festivalin Veror Olimpik Evropian për të Rinj.

Të dy janë eliminuar nga “EYOF 2022”, i cili po mbahet në Banská Bystrica.

Lexo Edhe:

Hana garoi në 100 metra krol dhe pati kohën 1:01.48 minutë, që nuk i mjaftoi për të kaluar në gjysmëfinale.

Ajo në baterinë e saj doli e dyta nga tetë garuese, kurse në përgjithësi përfundoi e 40-ta.

Mali garoi në 400 metra krol dhe përfundoi me kohë 4:15.61 minuta, duke zënë vendin e 31-të, kohë kjo që nuk i mjaftoi për t’u kualifikuar tutje.

Hana do të garojë edhe në 50 metra krol, ndërsa Mali në 1500 metra. Iu urojmë më shumë fat dhe suksese. /Gazeta Express/