Këtë të enjte, ora 19:30, Social Space for Deconstruction do të shfaq dy filma të shkurtë që prekin dy aspekte njerëzore të rëndësishme.
“Dimensions of Dialogue” (1982) – film i shkurtë i animum nga Jan Svankmajer që eksploron kompleksitetet e komunikimit njerëzor përmes vizualeve surrealiste. Filmi përdor animacionin me stop-motion për me kriju një studim mbi mënyrën se qysh dialogu mundet edhe me qu në keqkuptime e shkatërrim.
“Talking Heads” (1980) – një film dokumentar i shkurtë nga Krzysztof Kieślowski, i cili eksploron identitetin dhe vetë-shprehjen përmes dy pytjeve thelbsore: “Kush je ti?” dhe “Çka don?”. Filmi e ofron një pasqyrë mbi mendimet dhe dëshirat e njerzve prej këndvështrimeve të ndryshme.