Dy femra, një sheik dhe një “udhëheqës suprem”: Njihuni me dhjetë drejtuesit më të rinj shtetërorë në botë, sipas moshës - Gazeta Express
string(115) "dy-femra-nje-sheik-dhe-nje-udheheqes-suprem-njihuni-me-dhjete-drejtuesit-me-te-rinj-shteterore-ne-bote-sipas-moshes"

Dy femra, një sheik dhe një “udhëheqës suprem”: Njihuni me dhjetë drejtuesit më të rinj shtetërorë në botë, sipas moshës

Gazeta Express

11/12/2019 7:11

Në politikën botërore, rinia duket se ka një moment të mirë.

Në moshën 34 vjeçare, Sanna Marin është bërë “Kryeministri më i ri në detyrë në botë” pasi u zgjodh nga Partia Socialdemokrate e Finlandës për të marrë udhëheqjen, pas dorëheqjes së kryeministrit, Antti Rinne.

Lexo Edhe:

Por, sipas një shkrimi të Business Insider, përcjell Telegrafi, vitet e fundit ka pasur një rritje të politikanëve në rolet e tyre të udhëheqjes në vitet ’30, duke përfshirë kryeministren 39-vjeçare të Zelandës së Re, Jacina Ardern, kryeministrin 35-vjeçar të Ukrainës, Oleksiy Honcharuk, si dhe presidentin 38-vjeçar të El Salvadorit, Nayib Bukele.

Për më shumë, më poshtë ua sjellim të rinjtë që janë ngjitur në lartësitë e pushtetit politik.

ANDORRA: Xavier Espot Zamora, 40 (lindur më 30 tetor 1979)

Në maj të vitit 2019, politikani dhe avokati u emërua kryeministër i Andorrës, një principatë e vogël, e pavarur në malet e Pirenejve midis Francës dhe Spanjës.

Andorra është kombi i gjashtë më i vogël evropian dhe ka një popullsi prej afro 77,000 banorësh.

Para se të merrte këtë detyrë, Zamora ishte ministër i Çështjeve Sociale, Drejtësisë dhe të Brendshme. Ai përfundoi studimet e Drejtësisë në Barcelonë.

KOSTA RIKA: Carlos Alvarado Quesada, 39 (lindur më 14 janar 1980)

Alvarado Quesada fitoi zgjedhjet presidenciale në prill të vitit 2018.

Politikani përparimtar tha që ai vendosi të luftojë për vendin e parë pasi pa demokracitë perëndimore të përballen me lëvizje populiste ose fundamentaliste, përcjell Telegrafi.

Në vitet e tij të rinisë, ai përfundoi masterin në Britani, këndoi në një grup rock të quajtur Dramatika dhe punoi për tre vjet për Procter&Gamble në Panama.

Ai gjithashtu punoi në një qendër të lojërave të fatit dhe botoi katër libra.

Para se të zgjidhej president, ai shërbeu si ministër i Zhvillimit Shoqëror dhe ministër i Punës.

BUTAN: Jigme Khesar Namgyel Wangchuck, 39 (lindur 21 shkurt 1980)

Khesar është “Dragon King” i katërt i Butanit, një komb himalajan i cili kufizohet me Indinë dhe Kinën.

Ai mori pushtetin në moshën 26 vjeç kur babai i tij, Jigme Singye Wangchuck, abdikoi.

Khesar studioi në Shtetet e Bashkuara dhe ndoqi Magdalen College, Oxford, para se të kthehej në Butan.

Ai ka thënë se një nga qëllimet e mbretërimit të tij është forcimi i demokracisë në vendin e tij.

KATAR: Tamim bin Hamad Al Thani, 39 (lindur më 3 qershor 1980)

Sheikh Tamim ishte 33 vjeç kur mori detyrën si Emir i Katarit kur babai i tij u tërhoq.

Vëllai i tij i madh Jasim bin Hamad bin Khalifa Al-Thani ishte fillimisht ai që pritej për të trashëguar fronin, por hoqi dorë nga pretendimi i tij në vitin 2003, duke e lënë rrugën të qartë.

HAITI: Fritz-William Michel, 39 (lindur më 23 korrik 1980)

Michel ka qenë kryeministri në detyrë i Haitit që nga korriku i vitit 2019.

Pak dihej për Michel – i cili punoi në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave – kur u emërua si kryeministër nga presidenti Jovenel Moïse në korrik.

ZEALANDA E RE: Jacinda Ardern, 39 (lindur më 26 korrik 1980)

Ardern, drejtuese e Partisë së Punës në Zelandën e Re, u bë kryeministre në tetor të vitit 2017, përcjell Telegrafi.

Ajo u ngrit jashtëzakonisht shpejt në radhët e politikës së Zelandës së Re, duke kapur zyrën më të lartë të vendit më pak se një vit pas hyrjes në parlament.

Ardern u zgjodh deputete për Mount Albert, një periferi e Auckland, në një zgjedhje plotësuese në shkurt të vitit 2017.

Ajo u zgjodh drejtuese e “Labour” në gusht, dhe hyri në një fushatë zgjedhore të përgjithshme menjëherë pas kësaj.

Që nga marrja e detyrës, ajo është përshëndetur për një zë të hapur kundër seksizmit dhe racizmit, ndaloi me shpejtësi pushkët gjysmë-automatike dhe sulmuese të stilit ushtarak pas masakrës në Christchurch.

EL SALVADOR: Nayib Bukele, 38 (lindur 24 korrik 1981)

Nayib Bukele, një ish-biznesmen dhe kryetar i San Salvador, fitoi me lehtësi zgjedhjet e El Savador në shkurt të vitit 2019 dhe u betua si president në qershor.

Fitorja për partinë e tij GANA (Aleanca e Madhe për Unitet Kombëtar) i dha fund mbizotërimit të partive FMLN dhe ARENA.

Bukele, i cili ka 1.2 milion ndjekës në Twitter, është një përdorues i zjarrtë i mediave sociale.

KOREJA VERIORE: Kim Jong Un, 35 vjeç (lindur më 8 janar 1983)

Udhëheqësi Suprem i Koresë së Veriut ka qenë pjesë e familjes në pushtet dhe mori kontrollin mbi vendin në vitin 2011, në moshën 30 vjeç.

Një tifoz i basketbollit i cili ishte shkolluar në një shkollë private në Zvicër, Kim ka pasur një jetë ndryshe nga çdo lider tjetër botëror, përcjell Telegrafi.

Ambiciet e tij bërthamore dhe retorika e tij tregojnë se ai zë një vend në skenën botërore, plotësisht në përpjesëtim me fuqinë e kombit të tij.

UKRAINË: Oleksiy Honcharuk, 35 vjeç (lindur më 7 korrik 1984)

Oleksiy Honcharuk kishte vetëm tre muaj përvojë në qeveri kur ai u bë kryeministri më i ri i vendit ndonjëherë, në gusht të vitit 2019.

Një avokat, Honcharuk u emërua nënkryetar i zyrës së Presidentit, Volodymyr Zelensky në maj.

Para kësaj, ai drejtoi një organizatë joqeveritare që përqendrohej në reforma dhe ishte këshilltar për Ministrinë e Ekologjisë.

Vetë Zelensky është vetëm 41 vjeç.

FINLANDA: Sanna Marin, 34 vjeç (lindur më 16 nëntor 1985)

Sanna Marin, finlandeze, 34 vjeçe, është betuar si kryeministre e vendit – duke u bërë më e reja në botë.

Marin, ish-ministre e Transportit dhe Komunikimeve në Finlandë, u zgjodh për të marrë pushtetin nga Partia Social Demokratike pasi ish-kryeministri Antti Rinne dha dorëheqjen.

Ajo gjithashtu do të bëjë histori si “kryeministri më i ri i vendit ndonjëherë”. Ajo do të jetë kryeministrja e tretë femër e Finlandës.