Dy duele për titull dhe një rikthim i bujshëm, UFC-266 premton spektakël në fundjavë - Gazeta Express

Sporte tjera

Gazeta Express

23/09/2021 13:31

Dy duele për titull dhe një rikthim i bujshëm, UFC-266 premton spektakël në fundjavë

Sporte tjera

Gazeta Express

23/09/2021 13:31

Më 25 shtator, në Las Vegas, do të zhvillohet eventi UFC-266 në artet marciale mikse. Një event që pritet me interes, pasi do të zhvillohen dy duele për titullin kampion.

Në peshën “flyweight” (pesha 53-57kg), kampionia në fuqi, Valentina Shervchenko, do të mbrojë titullin kampion ndaj amerikanes Lauren Murphy. Për Shevchenko kjo do të jetë hera e gjashtë që mbron titullin kampion dhe konsiderohet favorite.

Lexo Edhe:

Për meshkuj do të zhvillohet sfida për titullin kampion të peshës “featherweight” (pesha deri 66kg), mes kampionit në fuqi, Alexander Volkanovski dhe sfidantit Brian Ortega. Një duel që konsiderohet i ekuilibruar mes dy sportistësh me përvojë në kafaz.

Në eventin UFC-266 rikthehet në kafaz pas 6 vitesh mungesë edhe Nick Diaz, vëllai i Nate Diaz. Ai do të duelojë në peshën e mesme ndaj amerikanit Robbie Lower, një përballje që pritet me interes për fansat e këtij sporti.

UFC-266, Duelet kryesore

Alexander Volkanovski – Brian Ortega (featherweight)

Valentina Shevchenko – Lauren Murphy (flyweight)

Nick Diaz – Robbie Lower (pesha e mesme)

Curtis Blaydes – Jairzinho Rozenstruik (pesha e rëndë)

Jessica Andrade – Cynthia Calvillo (flyweight)