Real Madridi ka realizuar një fitore me shumë mund ndaj Stuttgartit në sfidën hapëse të edicioni të ri në Ligën e Kampionëve, me rezultat 3-1.
Pjesa e parë nuk prodhoi asnjë gol, shkruan Gazeta Express.
Teksa me të filluar pjesa e dytë madrilenët shënuan përmes Mbappes i cili gjeti golin në debutim, falë një asistimi të Rodrygos.
Stuttgarti u hodh në sulm dhe gjeti golin e barazimit përmes Deniz Undav.
Mirëpo, “Los Blancos” nuk u dorëzuan dhe shtatë minuta para fundit, rikthyen epërsinë përmes Antonio Rudigerit.
Fitoren e vulosi, Endrick i cili debutoi në Ligën e Kampionëve me fanellën e Los Blancos.
Ai shënoi në minutën e pestë shtesë.
Real Madridi ndeshjen e radhës e luan në udhëtim tek Lille, kurse Stuttgarti pret në shtëpi Sparta Praguen./Gazeta Express