Dy burra dhe një grua janë arrestuar nën dyshimin për rastin e vrasjes së të riut të dielën në Prizren.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti u iniciua si “Vrasje e rëndë” dhe “Shtytje në vrasje”.
Sipas Policisë, dyshohet se viktima u godit me thikë, ndërsa lëndime ka pësuar edhe një person.
“Prizren / 14.06.2026 – 11:50. Pas një përleshje dyshohet se viktima mashkull kosovar ishte goditur me mjet të mprehtë (thikë) dhe si pasojë ka ndërruar jetë, ndërsa viktima tjetër mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore. Lidhur me rastin, janë arrestuar tre të dyshuar (dy meshkuj dhe një femër kosovare) të cilët pas pranimit të tretmanit mjekësor dhe intervistimit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njofton Policia.