Dy avionë ishin afër përplasjes mbi Shkup, Agjencia e Aviacionit Civil po merret me rastin - Gazeta Express
string(89) "dy-avione-ishin-afer-perplasjes-mbi-shkup-agjencia-e-aviacionit-civil-po-merret-me-rastin"

Ballina

Gazeta Express

13/09/2024 13:50

Dy avionë ishin afër përplasjes mbi Shkup, Agjencia e Aviacionit Civil po merret me rastin

Ballina

Gazeta Express

13/09/2024 13:50

Një javë më parë është shmangur një aksident ajror mbi Shkup. Siç njoftoi portali SDK duke iu referuar faqes për gjurmimin e fluturimeve “flyradar24”, avionët e “Turkish Airlines” dhe “Sunexpress” për pak sa nuk janë përplasur në qiell, mbi aeroportin Ndërkombëtar në Shkup, më 7 shtator në orën 18:32 minuta.

Nga Agjencia e Aviacionit Civil thanë se po veprojnë lidhur me këtë incident të raportuar nga M-NAV për përplasjen e evitueshme të dy avionëve mbi Shkup më 7 shtator. “Bëhet fjalë për avionin e “Turkish Airlines” në fluturimin TK1358 nga Madridi në Stamboll dhe avionin “Sunexpress” nga aeroporti bregdetar turk Dalaman për në Londër.

Lexo Edhe:

Sipas Flytradar, 30 sekonda para se të ndaheshin dy avionët, ata ishin në të njëjtën lartësi prej 36,000 shkallë. Pak para se të ndaheshin, njëri u ngjit në 36,325 shkallë dhe tjetri zbriti në 35,475 shkallë. Sipas rregullave të trafikut ajror, duhet të ketë 2000 shkallë distancë vertikale ndërmjet avionëve. (Alsat)