Dy anëtarë të Gardës Kombëtare qëllohen me armë në Uashington - Gazeta Express
string(61) "dy-anetare-te-gardes-kombetare-qellohen-me-arme-ne-uashington"

Lajme

Gazeta Express

26/11/2025 22:58

Dy anëtarë të Gardës Kombëtare qëllohen me armë në Uashington

Lajme

Gazeta Express

26/11/2025 22:58

Dy anëtarë të Gardës Kombëtare janë qëlluar me armë në Uashington të mërkurën pranë Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti Donald Trump nuk ishte në Shtëpinë e Bardhë kur ndodhi incidenti, pasi ai gjendet në Florida.

Trump tha se dy pjesëtarët e Gardës Kombëtare janë “plagosur rëndë” dhe se sulmuesi është gjithashtu i “plagosur rëndë”.

“Kafsha që i qëlloi dy pjesëtarët e Gardës Kombëtare – që të dy të plagosur rëndë dhe tani ndodhen në dy spitale të ndryshme – është gjithashtu i plagosur rëndë, por sidoqoftë, do ta paguajë shumë shtrenjtë”, shkroi Trump në një postim në Truth Social.

Sekretarja për Punë të Brendshme, Kristi Noem, tha në një postim në rrjetet sociale se dy anëtarë të Gardës janë qëlluar dhe se departamenti i saj po bashkëpunon me policinë lokale për të mbledhur më shumë hollësi.

Policia në Uashington tha se një i dyshuar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje pas të shtënave një bllok larg Shtëpisë së Bardhë dhe se zona është siguruar.

“Presidenti është njoftuar”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

Trump ndodhet në resortin e tij në Palm Beach para festës së Ditës së Falënderimeve të enjten.

Nënpresidenti amerikan, JD Vance, është në Kentaki. /REL