Dy anëtarë nga grupi i vullnetarëve thonë se Agon Musliu nuk ishte ankuar për probleme shëndetësore - Gazeta Express
string(99) "dy-anetare-nga-grupi-i-vullnetareve-thone-se-agon-musliu-nuk-ishte-ankuar-per-probleme-shendetesore"

Gazeta Express

26/10/2020 12:37

Dy anëtarë nga grupi i vullnetarëve thonë se Agon Musliu nuk ishte ankuar për probleme shëndetësore

Gazeta Express

26/10/2020 12:37

Ekipi i vullnetarëve në Qendrën e Karantinës në Prishtinë ka thënë se detyra e tij ka qenë akomodimi i të ardhurve në Qendrën e Karantinës, si dhe të kujdeset që të respektohet distanca.

Dy anëtarët nga grupi i vullnetarëve në këtë Qendër, kanë thënë se i ndjeri Agon Musliu nuk ishte shprehur se ka ndonjë problem shëndetësor.

Lexo Edhe:

Ata në Komisionin parlamentar për menaxhimin e pandemisë janë shprehur se për gjendjen shëndetësore të banorëve në Qendrën e Karantinës është kujdesur IKSHPK-ja.

Mirjeta Ahmeti, doktoreshë e mjekësisë së përgjithshme, ka thënë se më 2 maj nuk ka qenë në pranimin e banorëve, ani pse ka qenë në punë.

“Unë ndaja detyra dhe organizoja vullnetarët gjatë karantinës. Ekipin e logjistikës dhe mjekët. Një ndërrim i vullnetarëve ka punuar aq sa ka pasë nevojë, pa orar. Kemi punuar në mënyrë që me ndihmu se ka pasur procedura të gjata dhe ka qenë sfiduese. Me datën 2 maj kam qenë në detyrë por jo në pranim sepse punonim me ndërrime”, tha ajo.

Njëri nga punëtorët tjerë vullnetarë në këtë qendër tha se i ndjeri Agon Musliu nuk ka pasur ndonjë kërkesë të veçantë.

“Më 2 maj ishim shumë persona që kemi marrë pjesë në rehatimin e të ardhurve nga aeroporti. S’ka pasë shumë që kanë ardhur. Ne kemi pasë detyrë me majtë rregull e rend. Me mbajtë distancën. Pyetjet për gjendjen shëndetësore të të ardhurve i kanë bërë nga IKSHP. Agon Musliu s’ka pasë ndonjë kërkesë të veçantë. Ai s’e ka dhënë letërnjoftimin, e ka ditur përmendësh numrin identifikues”, tha ai.

Po ashtu edhe njëra nga punëtoret tjera vullnetare në këtë qendër, ka thënë se Agon Musliu nuk është ankuar se ka ndonjë problem shëndetësor, por sipas saj ai është shprehur se para se të shkonte ne Gjermani kishte problem me veshkë.

“Ne ju kemi bërë pyetje të ardhurve. Më kujtohet që i ndjeri Musliu s’ka treguar se ka ndonjë problem shëndetësor. Por ka thënë se para se të shkonte në Gjermani ka pasur problem me veshkë. S’ka dhënë ndonjë dokument që tregon se ka ndonjë problem”, tha ajo.

Labinotë Demi, anëtare e Komisionit, ka pyetur se si është e mundur që askush të mos ketë vërejtur diçka të veçantë te Agon Musliu.

“Qysh është e mundur që askush s’ka pa diçka të veçantë të Agoni. Numrat në korridor a kanë qenë të qasshëm. Sa raste kanë kontaktuar këta numra? A ka pasë ankesa që s’ka qasje në telefon”, ka pyetur ajo.

“S’ka qenë numër shumë i lartë i rasteve që kanë thirrë për probleme shëndetësore”, ka thënë Ademi, pjesë e grupit të vullnetarëve.

Bekim Haxhiu ka pyetur se kur kanë filluar punën si vullnetar, Genti ka treguar se të tre kanë nisur më 18 mars.

“Nëse keni shkuar te një i karantinuar dhe dera ka qenë mbyllur, si keni vepruar?”, ka pyetur Haxhiu.

“Kemi mbajtur shënime dhe kam bërë raport që është dorëzua te personat përgjegjës”.

Ilir Ferati deputet ka pyetur se pse janë pranuar njerëz me sëmundje kronike?

Ahmeti ka njoftuar se fillimisht është dashur të karantinoret çdokush, s’ka pasur kritere, më vonë janë caktuar 5 kritere nga Ministria që lironin personat nga karantina.