Së paku gjashtë persona kanë vdekur pasi mbi 20 tornado goditën Alabamën, Mississippin dhe Georgian.
Dy burra kanë xhiruar pamje rrëqethëse, ku ata duken të “ngujuar” në tornado ndërkohë që po ngisnin veturën përgjatë Alabamas.
“Mendova se do të vdes”, tha Ceza Willasenor që e ka incizuar tornadon brenda veturës.
Sipas të dhënave të Shërbimit Kombëtar të Meteorologjisë në SHBA, në këto shtete janë shfaqur dhjetëra tornado. Ato shkatërruan 50 shtëpi dhe objekte afariste.
Si rezultat i kësaj, mbi 55 mijë banorë kanë mbetur pa energji elektrike, pa përmendur ata në Alabama që janë në numër të madh – 36 mijë.
SCARY perspective inside a likely tornado as it tore through Pelham
— Jonathan Hardison (@FOX6Hardison) March 25, 2021
Source: Cesar LANGUAGE warning pic.twitter.com/wbThplVPcx
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...