Dy shtetas të Algjerisë janë arratisur nga Qendra e Mbajtjes së Azilantëve dje pasdite, ka bërë të ditur policia.
Policia shtoi se për këtë është informuar prokurori dhe se rasti po hetohet.
“Fsh. Vranidoll, Qendra e Mbajtjes së Azilantëve 29.05.2025, 17:55. Është raportuar se janë arratisur dy të dyshuar meshkuj shtetas algjerian nga Qendra e Mbajtjes së Azilantëve. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti po hetohet nga njësitet relevante policore”.