Dy aksidente rrugore u regjistruan sot me diferencë të vogël kohore në dy akse të ndryshme të Qarkut të Elbasanit, duke shkaktuar një viktimë dhe dy të plagosur.
Aksidenti më i rëndë ndodhi në aksin Elbasan–Librazhd, në segmentin Xibrakë–Labinot Fushë, ku dy automjete u përplasën me shpejtësi të lartë. Nga përplasja mbetën të plagosur dy persona, të cilët u transportuan në spital në gjendje të rëndë. Njëri prej tyre nuk arriti të mbijetojë dhe humbi jetën pak pas mbërritjes në spital.
Një tjetër aksident ndodhi në zonën e njohur si Kthesat e Murrashit, ku një automjet doli nga rruga. Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit nuk pësoi lëndime serioze.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...