Tirana po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë të huaj. Gazetarja e Deutsche Welle Travel, Gönna Ketels, ka realizuar një reportazh në kryeqytetin e Shqipërisë, ku prezanton të gjitha vendet që duhet të vizitohen për një ditë në Tiranë, së bashku me këshilla për ta bërë udhëtimin më të paharrueshëm.
Reportazhi i plotë i DW Travel:Mirë se vini në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë. Është një qytet me kontraste midis të kaluarës komuniste dhe modernizmit, betonit dhe hapësirës së gjelbër, traditës dhe modës. Vetëm pak vite më parë, konsiderohej një destinacion për vizitorët vendas në Ballkan.Tani është një nga destinacionet kryesore të Evropës. Jam këtu për t’u zhytur në historinë e Tiranës, përfshirë disa nga vendet e saj më të errëta dhe të fshehura. Dhe dua të zbuloj pse udhëtarët e duan qytetin. Dhe çfarë duhet të bëni patjetër vetëm në një ditë.Ku ndodhet Tirana?Shqipëria ndodhet në Evropën Juglindore, në brigjet e Adriatikut dhe Jonit. Tirana në qendër ka rreth 400 000 banorë.Sheshi SkënderbejUnë filloj nga sheshi Skënderbej. Është shumë mirë herët në mëngjes, pa turma. Këtë e quaj shesh unë! Princi Skënderbeu është një hero kombëtar dhe një simbol i pavarësisë së Shqipërisë. Ai udhëhoqi një rezistencë kundër osmanëve në shekullin XV. Ka shumë gjëra për të parë pranë sheshit. Por, një nga më të rëndësishmet, Muzeu Historik Kombëtar, është i mbyllur deri në vitin 2028. Tirana është më mirë të eksplorohet në këmbë. Shumica e gjërave për të parë janë në qendër.Tregu i Pazarit të RiDestinacioni im i radhës është tregu i ri i Pazarit të Ri. Këtu mund të blini suvenire tipike, nga tradicionalet deri tek të veçantat: si magnete me ish-diktatorin e Shqipërisë, Enver Hoxha. Vendasit gjithashtu blejnë këtu. Unë zgjedh një suvenir të ëmbël: mjaltë shqiptar. Ky është vërtet i mirë. Më vjen keq. Ka shumë kafene dhe restorante përreth tregut. Provoj një specialitet shqiptar: byrek, brumë filo krokante me mbushje të ndryshme. Po ha kombinimin klasik të spinaqit dhe djathit. Ky është ushqimi më i mirë shqiptar që shërbehet në rrugë. Kushton 80 lekë, pak më pak se një euro.Muzeu Bunk’artDua të mësoj më shumë rreth historisë së Shqipërisë. Vendi ishte nën sundimin komunist nga viti 1947 deri në vitin 1991, i udhëhequr nga diktatori Enver Hoxha deri në vdekjen e tij në vitin 1985. Vizitoj një muze në një ish-bunker bërthamor në periferi të qytetit. Enver Hoxha ndërtoi shumë e shumë nga këto bunkerë në komunizëm. Dhe deri më sot Shqipëria është vendi me më shumë bunkerë në botë. Ky ka 106 dhoma, kështu që kam kureshtje ta shoh. Dyert e hyrjes janë bërë prej katër tonësh betoni të përforcuar dhe janë projektuar për t’i bërë ballë sulmeve të rënda. Kompleksi ishte selia nëntokësore e Shtabit të Përgjithshëm të Shqipërisë gjatë Luftës së Ftohtë. Muzeu i ҁon vizitorët nëpër dhomat origjinale, përfshirë atë të Hoxhës, me ekspozita historike dhe instalime multimediale. Paranojak për sulmet nga Blloku Perëndimor dhe Lindor, diktatori shpesh e izolonte Shqipërinë. Muzeu sjell atmosferën shtypëse të epokës.Teleferiku Dajti EkspresPas bunkerit të errët, kam nevojë për pak ajër të pastër dhe një ndryshim peizazhi. Stacioni i teleferikut ishte vetëm pesë minuta larg në këmbë. Tani le të shohim se çfarë lloj pamjesh mund të kemi. Dajti Ekspres ju çon në mbi 1 000 metra në 15 minuta. Një udhëtim vajtje-ardhje kushton 1 500 lekë. Kjo është rreth 15 euro.Mali DajtiMali Dajti është një park kombëtar. Mund të ngjiteni në këmbë deri në majë ose thjesht të shijoni pamjen. Pak e mjegullt, por a nuk është romantike? Shtëpia e GjethevePas pushimit tim, kthehem në qendër, në “Shtëpinë e Gjetheve”, ish-selinë e Shërbimit Sekret komunist.Drejtoresha Etleva Demollari ndihmoi në ngritjen e muzeut. Tregohet se si regjimi i shtypte dhe monitoronte njerëzit. Ata hynin në shtëpitë e njerëzve. Për shembull, ata shihnin që kishe një lloj sendi në shtëpinë tënde. Ata vinin kur nuk ishe në shtëpi. Dhe e shkëmbenin me një tjetër me “ҁimkë” (përgjues). Dhe ktheheshin pas tre ditësh, sepse bateria zgjaste tre ditë. Kështu, që ata vinin pas tre ditësh dhe e merrnin përsëri.“Ҁimkat” janë pajisje të vogla dëgjimi të fshehura mirë. Ato ishin futur në mure, telefona ose mobilie për të regjistruar biseda fshehurazi.Janë disa dhoma në të cilat janë instaluar “çimka” përgjimi. Është po ashtu një dhomë e veçantë, ajo me numër 27. Nëse kishte vizitorë, përmes çimkave përgjoheshin se çfarë ata flisnin. Dhe, nëse shkojmë në dhomën me numër 27, mund të dëgjojmë se çfarë po thonë vizitorët e tjerë.Ekspozita përmban informacion lidhur me persekutimin dhe burgosjen e mijëra njerëzve gjatë diktaturës komuniste. Koleksioni i pajisjeve dhe dokumenteve të saj pasqyrojnë mënyrën se policia sekrete “Sigurimi” punonte dhe funksiononte në zyrat e saj.Ajo që më bën vërtet përshtypje është se këtu mund të shikoni të gjitha aspektet e përgjimit dhe si kanë funksionuar. Për shembull, kjo dhomë është vendi ku mblidhej dhe kontrollohej posta. Ata përdornin pajisje me avull për hapjen fshehtas të zarfave dhe pastaj përdornin ndriçim me rreze ultraviolet për të kontrolluar nëse njerëzit kishin përdorur bojë sekrete për mesazhe të fshehta.Kjo ekspozitë e bën represionin e epokës komuniste vërtet të prekshëm. Është e frikshme të shikosh se sa pak privatësi gëzonin njerëzit dhe sa i përhapur ishte përgjimi ndaj tyre. Është koha për të parë Tiranën moderne. Për këtë bëhem pjesë e një turi të shoqëruar me udhërrëfyes.“Mirë se vini në Tiranë. Unë jam Erindi. Jam rritur në këtë qytet dhe, të themi, unë do të jem udhërrëfyesi juaj për sot. Bashkë do të zbulojmë disa prej atraksioneve kryesore të Tiranës, skenën e artit të rrugës dhe arkitekturën moderne të qytetit.Ndërtesa të reja futuriste janë ngritur gjatë viteve të fundit. Kjo godinë mbresëlënëse në sheshin “Skënderbej” është frymëzuar nga heroi kombëtar, Skënderbeu.“Është një projekt abstrakt me disa detaje që e bëjnë të ketë pamjen e një busti, apo koke. Mund të shikoni me sytë tuaj formën e hundës së dalë nga fasada e ndërtesës. Janë plot katër kate të saj që formojnë hundën, veshët në të dyja anët dhe pjesën e fytyrës. Gjysma e fytyrës është e harkuar në anën e djathtë, ndërsa gjysma tjetër është e sheshtë. Por do të thosha që është vërtet mbresëlënëse që njerëzit mund të mos dallojnë një fytyrë, mund të mos shohin një njeri aty, por mund të thuhet se gjithësesi dallohet forma e një koke”. Që prej viteve 2000, arti i rrugës është në zhvillim të vazhdueshëm. Erindi na prezanton disa pikturave murale, që shpesh janë pasqyrim i ndryshimeve shoqërore dhe i banorëve të qytetit. Gjendet po ashtu sinjalistikë rrugore e riprojektuar në mënyrë krijuese, që është diçka e pamendueshme në disa vende të tjera.A s’është problem kjo gjë me sinjalistikën? Pyes sepse nëse kjo do të ndodhte në Gjermani, bashkia s’do të pranonte kishte imazhe të tilla në tabelat e sinjalistikës rrugore?-Nuk do të pranonte? Sigurisht, këto imazhe janë krijuar me një lejë përkatëse. Do të thosha se kjo është po ashtu gjithçka që ata mund të kenë nevojë të ndryshojnë që ne të bëhemi anëtarë të Bashkimit Evropian. Nuk e di. Do ta shohim këtë.Shqipëria është vend kandidat për t’u anëtarësuar në BE që prej vitit 2014. Tani do të shkojmë në lagjen trendi të Tiranën.“Tani gjendem te Blloku. Dikur ishte lagjja vetëm për elitën e regjimit diktatorial, por ku sot mund të shkojë kushdo dhe është një nga pjesët më të gjalla të Tiranës”.Stomaku ka filluar të më gërryejë. Në “Bllok” gjen një koleksion të gjerë restorantesh. Por m’u desh pak kohë të gjeja një restorant me kuzhinë shqiptare.“Po provoj një nga gatimet më të famshme shqiptare; fërgesa. Është gatim tradicional i Tiranës, i përgatitur me domate, speca të kuq, salcë kosi dhe, nganjëherë, me mish, por mund të jetë edhe gatim tërësisht vegjetarian”. Kremoze dhe paksa djegëse. Më pëlqen.Pikën kulmore të vizitës në Tiranë e kisha lënë për perëndimin e diellit: Piramida e Tiranës. E ndërtuar në vitin 1988 si muze për diktatorin Enver Hoxha, sot Piramida është qendër e inovacionit dhe kreativitetit. Pamja nga këtu pasqyron harmoninë mes të kaluarës dhe së tashmes së Tiranës.Mendoj se Tirana është mjaftueshëm e madhe për t’u vizituar brenda një dite. Në këtë program ju kam treguar disa prej aspekteve të saj kryesore, nga historia e pasur te pjesa e saj moderne. Si gjithmonë, ka edhe shumë gjëra të tjera për t’u parë. Po ju? A do të dëshironit ta eksploronit vetë Tiranën?