string(40) "dw-alarm-ne-fabrikat-gjermane-te-celikut"

Lajme

Gazeta Express

04/06/2025 9:31

DW: Alarm në fabrikat gjermane të çelikut

Lajme

Gazeta Express

04/06/2025 9:31

Duke filluar nga e marta, hyn në fuqi rritja e tarifave për importet e çelikut dhe aluminit, me vendim të Presidentit Trump. Tarifat do të dyfishohen nga 25 në 50 përqind.

Dyfishimi i tarifës amerikane për shumicën e importeve të çelikut dhe aluminit hyn në fuqi të martën (04.06.). Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nënshkroi dekretin përkatës të martën vonë në mbrëmje (me orën lokale), duke zbatuar njoftimin e tij javën e kaluar për të rritur tarifat për importet e çelikut dhe aluminit, të cilat kanë qenë në fuqi që nga marsi, nga 25 përqind në 50 përqind.

Sipas Trump tarifat e reja duhet të forcojnë industrinë amerikane të çelikut. Presidenti amerikan ha se “doganat” janë të preferuarat e tij absolute në një fjalim para punëtorëve në një fabrikë çeliku në shtetin amerikan të Pensilvanisë. Kjo mbase është edhe fjala më e rëndësishme që ka marrë ai nga librat e ekonomisë, thonë disa analistë.

Industria gjermane e çelikut shprehet me shqetësim. Vendimi i presidentit Trump për dyfishimin e tarifave të SHBA-së mbi importet e çelikut shënon një nivel të ri përshkallëzimi në konfliktin tregtar transatlantik, sipas industrisë gjermanë të çelikut. Kerstin Maria Rippel, drejtore Ekzekutive e Shoqatës Gjermane të Çelikut , tha se tarifat prej 50 përqind mbi eksportet e çelikut shihen si “një barrë e madhe për sektorin tonë, pasi do të rriset më tej presioni mbi një ekonomi tashmë të goditur nga kriza.” Tarifat do të godasin industrinë e çelikut në mënyra të ndryshme, sipas Rippel.

Nga masat goditenn veçanërisht rëndë eksportet direkte në SHBA. Edhe më problematik është efekti indirekt: vendet tradicionale furnizuese mund të braktisin tregun amerikan dhe ta ridrejtojnë çelikun e tyre në tregun e BE-së për shkak të “tarifave ekstreme”. Kjo do ta rrisë edhe më shumë presionin tashmë të fortë në Evropë. BE-ja gjithashtu e ka kritikuar ashpër njoftimin e ri të tarifave dhe ka kërcënuar të reagojë para verës.

BE përgatit masa për mesin e korrikut

“Ne shprehim keqardhje të thellë për vendimin e Trumpit për rritjen e tarifave të SHBA-së mbi importet e çelikut dhe aluminit nga 25 në 50 për qind”, tha zëdhënësi i politikës tregtare të Komisionit Evropian në Bruksel. Tarifat minojnë përpjekjet për të zgjidhur mosmarrëveshjen tregtare përmes negociatave, krijojnë pasiguri shtesë për ekonominë globale dhe rrisin kostot për konsumatorët dhe bizneset në të dy anët e Atlantikut.BE është gati të marrë kundërmasa, u tha në Bruksel.

Masat e BE mund të hyjnë në fuqi edhe para 14 korrikut. Sipas planeve aktuale, kundër-tarifat e BE-së që janë tashmë në fuqi për shkak të vendimeve të mëparshme të tarifave të Trump do të hyjnë në fuqi automatikisht.

Dëmtimi i konsumatorëve në SHBA

Importi i produkteve të çelikut në SHBA mund të bëhet dukshëm më i vështirë për shkak të dyfishimit të tarifave. Çmimi i çelikut në SHBA mund të rritet në afat të mesëm. Në vitin 2024, SHBA-ja ishte menjëherë pas BE-së, importuesi më i madh i çelikut në botë. Gjermania është prodhuesi më i madh i çelikut në Bashkimin Evropian.

Trump tashmë ka njoftuar, kërcënuar ose zbatuar një numër tarifash të tjera, duke përfshirë një taksë të re ndëshkuese prej dhjetë për qind të vlerës së mallrave në pothuajse të gjitha importet, si dhe tarifa specifike më të larta për importet nga shumë vende.

Në Amerikë po kryhen procedura të ndryshme në lidhje me ligjshmërinë e tyre, sepse pyetja është nëse presidenti amerikan është i autorizuar të vendosë tarifa në këtë mënyrë apo është brenda kompetencës së Kongresit.

Çështja e çelikut me siguri që do të jetë një prej temave këtë të enjte, në takimin e kancelarit Friedrich Merz me presidentin Trump në Uashington.

aaaaa