E reja që u gjet pa shenja jete poshtë urës së “Dajlanit” në Durrës mund të jetë vrarë.
Fillimisht u raportua se ajo ka ndërruar jetë për shkaqe natyra por gjatë hetimeve dhe kqyerjes së trupit të viktimës, janë konstatuar lëndime në pjesë të ndryshme dhe dyshohet se është vrarë. Ajo ka plagë në gjoks e bark.
Dyshimet janë ngritur edhe nisur nga fakti se e reja është gjetur e zhveshur dhe dyshohet se ajo ështe abuzuar seksualisht.
Ura e “Dajlanit” njihet si një vend ku qëndrojnë vajza nga qytete të ndryshme, por edhe nga Durrësi që ushtrojnë prostitucion.
/Gazeta Express