Durrës/ Turisti i dehur rumun vjedh motorin, pronari e ndjek me shokët! Denoncon se u rrah pa shkak - Gazeta Express
string(96) "durres-turisti-i-dehur-rumun-vjedh-motorin-pronari-e-ndjek-me-shoket-denoncon-se-u-rrah-pa-shkak"

Shqiperi

Gazeta Express

01/09/2025 21:32

Durrës/ Turisti i dehur rumun vjedh motorin, pronari e ndjek me shokët! Denoncon se u rrah pa shkak

Shqiperi

Gazeta Express

01/09/2025 21:32

Një turist rumun 36-vjeçar, Alexandru Cristian Dirnstorfer, ka denoncuar së fundmi në media se është dhunuar nga disa persona të panjohur gjatë pushimeve të tij në Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth dy javë më parë në zonën e plazhit, por sipas Dirnstorfer, kallëzimi i tij nuk është marrë seriozisht nga policia shqiptare.

Report Tv kontaktoi me Policinë e Durrësit, e cila konfirmoi se për këtë rast janë nisur hetimet. Aktualisht, dy të mitur 17-vjeçarë po hetohen në gjendje të lirë për veprën penale “dëmtime të tjera me dashje”, ndërsa është shpallur në kërkim një 36-vjeçar i identifikuar si Neritan Seferkolli.Sipas burimeve policore, turisti ndodhej në një lokal në gjendje të dehur kur ka marrë një motor të parkuar jashtë dhe është larguar me të. Më pas, pronari i motorit dhe dy shokët e tij e kanë ndjekur, e kanë kapur dhe më pas e kanë dhunuar.

Gjatë incidentit, një varëse që rumuni mbante në qafë është këputur dhe aktualisht ndodhet në prokurori së bashku me disa prova të tjera materiale.Turisti, me origjinë nga Rumania dhe banues në Austri, ka deklaruar se është goditur nga një grup personash me shkopinj bejsbolli dhe madje edhe me thikë. Ai rezulton të ketë një të kaluar gjyqësore dhe është i dënuar më parë, por detajet lidhur me këtë çështje mbeten të paqarta.