Durrës/ Mashtrim për tatimin mbi vlerën e shtuar, 19-vjeçari arrestohet për dëm prej 3 milionë eurosh - Gazeta Express
string(99) "durres-mashtrim-per-tatimin-mbi-vleren-e-shtuar-19-vjecari-arrestohet-per-dem-prej-3-milione-eurosh"

Shqiperi

Gazeta Express

11/04/2025 13:28

Durrës/ Mashtrim për tatimin mbi vlerën e shtuar, 19-vjeçari arrestohet për dëm prej 3 milionë eurosh

Shqiperi

Gazeta Express

11/04/2025 13:28

Një 19-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi ishte shpallur në kërkim për mashtrim lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar. Arrestimi u bë në kuadër të operacionit “Skema”, që ka zbuluar një mashtrim të madh nga 7 persona, të cilët deklaronin të dhëna financiare fiktive për të shmangur detyrimet tatimore.

Ky aktivitet kriminal dyshohet se i ka shkaktuar shtetit një dëm ekonomik rreth 3 milionë euro. Policia ka njoftuar se po vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim. Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë e Durrësit për hetime të mëtejshme.

Advertisement
Advertisement
Advertisement