Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një klinikë private në Durrës, ku një 54-vjeçare ka humbur jetën gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Policia bëri me dije se ka nisur procedimi në gjendje të lirë për mjekun Ilir Shani, 59 vjeç, i cili ushtronte profesionin në klinikën “Vila Alba”. Ai akuzohet për veprën penale “Neglizhencë në trajtimin mjekësor”.
Sipas njoftimit zyrtar, viktima është M. Xh., banuese në Durrës, e cila ndërroi jetë gjatë operacionit të kryer në këtë klinikë. Materialet i janë referuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.