Durrës/ Banesa u përfshi nga flakët, humb jetën nga asfiksia 42-vjeçarja, familja mbetet pa strehë - Gazeta Express
string(95) "durres-banesa-u-perfshi-nga-flaket-humb-jeten-nga-asfiksia-42-vjecarja-familja-mbetet-pa-strehe"

Shqiperi

Gazeta Express

02/10/2025 18:00

Durrës/ Banesa u përfshi nga flakët, humb jetën nga asfiksia 42-vjeçarja, familja mbetet pa strehë

Shqiperi

Gazeta Express

02/10/2025 18:00

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në fshatin Shënavlash të Durrësit, ku një zjarr përfshiu banesën e familjes Mana, rreth orës 14:00. Si pasojë e flakëve humbi jetën 42-vjeçarja Kimete Mana, e cila dyshohet se u mbyt nga asfiksia.

Në banesë ndodhej edhe nëna e saj, Shefiko, e cila u shpëtua falë ndërhyrjes së fqinjëve. Zjarrfikësit arritën të shuajnë flakët, ndërsa policia po heton për shkaqet e ngjarjes. Dyshohet për një shkëndijë elektrike, por nuk përjashtohet mundësia që zjarri të jetë shkaktuar aksidentalisht nga vetë viktima, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Familja Mana jetonte në kushte të vështira ekonomike dhe tani, pas humbjes së vajzës dhe shkatërrimit të shtëpisë, nënë Shefiko dhe pjesëtarët e tjerë të familjes kanë mbetur pa strehë, në nevojë urgjente për ndihmë.