Durrës/ Arrestohet 41-vjeçari i dyshuar për disa vjedhje - Gazeta Express
string(55) "durres-arrestohet-41-vjecari-i-dyshuar-per-disa-vjedhje"

Shqiperi

Gazeta Express

18/06/2025 8:29

Durrës/ Arrestohet 41-vjeçari i dyshuar për disa vjedhje

Shqiperi

Gazeta Express

18/06/2025 8:29

Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Again”, falë bashkëpunimit me qytetarët, duke zbardhur dhe dokumentuar një seri vjedhjesh në zonë.

Gjatë operacionit u arrestua 41-vjeçari Amarild Muka, banues në Tiranë, i shpallur më parë në kërkim për mashtrim dhe i dyshuar si autor i disa vjedhjeve të ndryshme në banesa, automjete, monopatina elektrike dhe portofola.

Muka dyshohet për vjedhje të shumta në territorin e Durrësit dhe për veprime të ngjashme në Tiranë.