Një plagosje me armë zjarri është shënuar pasditen e sotme në Hamallaj në Durrës.
Një person ka mbetur i qëlluar me dy plumba në trup. Autori i dyshuar u largua nga vendi i ngjarjes me një automjet tip “Toyota Yaris”.
Sipas burimeve konfidenciale, dyshohet se autori është shtetasi me inicialet A.L por kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Forcat e policisë ndodhen në terren dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e tij.