Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka publikuar sot një tjetër përditësim lidhur me punimet në ndërtimin e urës së re në Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, ai thekson se puna po ecën me shpejt.
“Paradite themeli i bregorës, e pasdite themeli i mesit të urës. Intensitet i paparë ndonjëherë në ndërtimin e urave në Kosovë,” shkruan Durmishi.
Ai shton se sipas planit, në muajin shtator ura do të jetë funksionale, ku qytetarët do të mund të kalojnë me automjete dhe në këmbë.