Durmishi: Kufizim i marzhave dhe ngrirje e çmimeve nëse thellohet kriza në Lindjen e Mesme - Gazeta Express
string(89) "durmishi-kufizim-i-marzhave-dhe-ngrirje-e-cmimeve-nese-thellohet-kriza-ne-lindjen-e-mesme"

Maqedoni

Gazeta Express

07/03/2026 10:38

Durmishi: Kufizim i marzhave dhe ngrirje e çmimeve nëse thellohet kriza në Lindjen e Mesme

Maqedoni

Gazeta Express

07/03/2026 10:38

Konflikti në Lindjen e Mesme mund të ketë implikime serioze edhe për ekonominë në Maqedoninë e Veriut. Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, në emisionin “Biznis21” në TV21 deklaroi se zhvillimet po ndiqen çdo ditë dhe se Qeveria është e gatshme të reagojë nëse kriza thellohet.

“Sa i përket luftës aktuale në Iran, dua të theksoj se po e ndjekim situatën në baza ditore. Krizat globale sigurisht që do të ndikojnë edhe në vendin tonë dhe ne jemi të përgatitur të reagojmë. Tani është herët të parashikohet se sa do të zgjasë kriza dhe cili do të jetë ndikimi ekonomik. Disa analiza ndërkombëtare tregojnë se nëse konflikti zgjat pak, situata mund të stabilizohet. Në të kundërtën, do të ketë pasoja, por si Qeveri do të reagojmë me masa për marzhat”, deklaroi Durmishi.

Ai sqaroi se një nga masat e mundshme është kufizimi i marzhave të fitimit.

“Pra, kufizim i marzhave në 10% dhe 5%. Nëse kriza zgjat edhe më shumë, atëherë do të shkojmë drejt ngrirjes së çmimeve të produkteve bazë ushqimore”, tha Durmishi.

Ministri shtoi se në rast të përkeqësimit të situatës, institucionet do të përdorin të gjitha mekanizmat administrativë për të mbrojtur qytetarët.

“Nëse kriza thellohet, atëherë do t’i përdorim deri në fund të gjitha procedurat administrative për t’u dalë në ndihmë qytetarëve”, përfundoi ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement