I pyetur për koalicione e takime të mundura mes Vetvendosjes dhe partive tjera, zv.ministri, Hysen Durmishi konfirmoi aludimet se kreu i VV-së, Albin Kurti do zhvilloj takim me atë të Nismas, Fatmir Limaj.
“Ka pasur takime dhe pritet të ketë, shpresoj që me pas marrëveshje sa më shpejtë e me u tejkalu kjo situatë. Marrëveshje me Nismën, ne kemi kërku me LDK-në por ata nuk po përgjigjen“, deklaroi ai në Politiko.
Ndërkaq, i pyetur se a do i jepet posti i kryeparlamentarit, Limajt, Durmishi tha se e tëra kjo varet prej negociatave gjatë takimit.