Durmishi: BDI po jep shqelmat e fundit – në panik total, kapet pas Levicës - Gazeta Express
string(70) "durmishi-bdi-po-jep-shqelmat-e-fundit-ne-panik-total-kapet-pas-levices"

Maqedoni

Gazeta Express

18/09/2025 16:04

Durmishi: BDI po jep shqelmat e fundit – në panik total, kapet pas Levicës

Maqedoni

Gazeta Express

18/09/2025 16:04

“BDI po jep shqelmat e fundit”, kështu e nis deklaratën e tij Besar Durmishi, shefi i shtabit zgjedhor lokal i koalicionit VLEN në Tetovë, duke komentuar zhvillimet e fundit në prag të zgjedhjeve lokale.

Sipas tij, kjo parti është në gjendje paniku të thellë dhe po tenton të mbijetojë përmes pazareve politike me partinë maqedonase Levica.

Durmishi akuzon BDI-në se, përmes marrëveshjeve të fshehta, po përpiqet të manipulojë garën zgjedhore në komunat shqiptare.
“Nuk është rastësi që Levica nuk kandidon askënd në Veles, Shtip, Prilep apo Ohër – qytete me shumicë maqedonase – por del në Tetovë, Gostivar dhe Strugë. Kjo nuk është strategji politike, kjo është plan i qartë për të shpëtuar BDI-në nga rënia e pashmangshme,” deklaron ai.
Ai rikujton se kjo nuk është hera e parë që BDI bashkëpunon me Levicën.

“Në Veles kanë bashkëpunuar më herët, në Shkup bashkë vendosën bustin e Qoses, ndërsa në Tetovë i kemi parë përkrah Lube Boshkovskit. Këto nuk janë gabime taktike, janë zgjedhje të qëllimshme.”

Durmishi thotë se tentativat për ta rifreskuar imazhin e BDI-së me emra të rinj janë të kota: “As shpërlarja me fytyra të reja nuk i shpëton më. Debakli i tyre është aq i madh sa nuk e mbulon as propaganda më e shtrenjtë.”

Ai përfundon me një mesazh për votuesit shqiptarë: “Shqiptarët e kanë kuptuar lojën. Këtë herë nuk do të mashtrohen me emra të rinj dhe flamuj të vjetër. Koha e BDI-së ka mbaruar.”