Durimi i Ramushit dhe mobilizimi për t’i qëndruar krah - Gazeta Express
string(53) "durimi-i-ramushit-dhe-mobilizimi-per-ti-qendruar-krah"

Zgjedhjet

Gazeta Express

24/12/2025 10:32

Durimi i Ramushit dhe mobilizimi për t’i qëndruar krah

Zgjedhjet

Gazeta Express

24/12/2025 10:32

Ka vite që Ramush Haradinaj është sulmuar në forma të ndryshme. Megjithatë, kjo situatë dhe këto sulme u devalvuan dhe u degradua skajshëm në momentin kur u prek më e shenjta e epokës sonë të fundit: sakrifica.

Pamjet e nënës së tij, që shfaqnin dhimbjen për mungesën e djemve të vet, nuk ishin vetëm dhimbje personale. Ato shpalosnin dhimbjen e mbi 12 mijë nënave që i dhanë Kosovës dëshmorë, dhe mbi të gjitha prekën sedrën e secilës dhe secilit që e ka përjetuar atë epokë.

Këto pamje dhe këto sulme nuk ishin thjesht goditje ndaj një njeriu apo një familjeje, por cenim i drejtpërdrejtë i vlerave mbi të cilat u ndërtua liria e Kosovës. Pikërisht këtu qëndron edhe durimi i Ramush Haradinajt, por edhe arsyeja e mobilizimit qytetar për t’i qëndruar krah: në mbrojtje të dinjitetit, sakrificës dhe së vërtetës historike.

Mbështetja që po i jepet z.Haradinaj në këto zgjedhje nuk është thjesht një përcaktim politik, por një qëndrim moral e qytetar. Është reagim i ndërgjegjes kolektive ndaj padrejtësisë, një mobilizim për të mos lejuar që sakrifica të relativizohet dhe dinjiteti të nëpërkëmbet. Kjo përkrahje po shndërrohet në zë të atyre që besojnë se liria, e vërteta dhe respekti për historinë nuk janë të negociueshme, por vlera që duhen mbrojtur me vendosmëri, sot dhe në të ardhmen, përmes planit të Ramush Haradinaj dhe vizionit të tij të qëndrueshëm për një Kosovë ndryshe.

Advertisement
Advertisement
Advertisement