Duncan: S’kam pasur dëshmi që ekziston Shtabi i Përgjithshëm, aktakuza pretendon se ka ekzistuar prej viteve '90 - Gazeta Express
string(108) "duncan-skam-pasur-deshmi-qe-ekziston-shtabi-i-pergjithshem-aktakuza-pretendon-se-ka-ekzistuar-prej-viteve-90"

Lajme

Gazeta Express

22/09/2025 17:05

Duncan: S’kam pasur dëshmi që ekziston Shtabi i Përgjithshëm, aktakuza pretendon se ka ekzistuar prej viteve ’90

Lajme

Gazeta Express

22/09/2025 17:05

Diplomati britanik, John Stewart Duncan po vazhdon dëshminë në Gjykatën Speciale në mbrojtje të Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai tha se nuk ka parë diçka që bënte të ditur ekzistencën e ndonjë shtabi të përgjithshëm të ushtrisë guerile të Kosovës më 1999.

“Në kohën që kam qenë atje nuk kam pasur asnjë dëshmi që të ekzistojë një Shtab i Përgjithshëm sipas kuptimësisë nga pikëpamja ushtarake”, tha ai.

Duncan tha se kishte dëgjuar të përmendet “shtabi i përgjithshëm”, por “në deklarata politike kryesisht”.

Ai përmendi se sipas aktakuzës, ky organ pretendohet se ka ekzistuar që prej viteve ’90.