Duncan qesh kur i shfaqet incizimi ku Thaçi tregonte pse emri i Çekut ishte zëvendësuar me emrin e tij në Marrëveshjen e demilitarizimit - Gazeta Express
string(136) "duncan-qesh-kur-i-shfaqet-incizimi-ku-thaci-tregonte-pse-emri-i-cekut-ishte-zevendesuar-me-emrin-e-tij-ne-marreveshjen-e-demilitarizimit"

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 11:15

Duncan qesh kur i shfaqet incizimi ku Thaçi tregonte pse emri i Çekut ishte zëvendësuar me emrin e tij në Marrëveshjen e demilitarizimit

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 11:15

Gjatë dëshmisë së John Duncan në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, u shfaq një incizim i Hashim Thaçit i cili intervistohej nga hetuesit ndërkombëtarë lidhur me dokumentin e Marrëveshjes së demilitarizimit të UÇK-së. Në këtë video, dëgjohej Thaçi teksa thoshte se dokumenti ka qenë i destinuar që të nënshkruhet nga Agim Çeku.

“Dokumenti që ma prezantuat ka qenë për t’u nënshkruar nga Agim Çeku, ka qenë i diskutuar më herët dhe besoj që ai mund ta sqarojë atë rrethanë se pse është larguar në momentin e fundit nga nënshkrimi”, dëgjohet duke thënë Thaçi, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ai tha se ndonëse është ndërruar emri i Çekut me të tij, shtoi se pozita “Komandant i Përgjithshëm” nuk u ndryshua.

“Në momentin e fundit është ndryshuar emri i tij me timin dhe kam mbetur. Por nuk është ndërruar Commander in Chef (Komandant i Përgjithshëm). Ka qenë rrëmujë dhe gjithçka është bërë shpejt e shpejt. Ka qenë dëshmitar edhe ndihmëssekretari i zonjës Albright, James Rubin”, thoshte Thaçi.

Teksa transmetohej incizimi i intervistimit të Thaçit, dëshmitari qeshte me zë. Ai pohoi se ajo se çka tha Thaçi qëndron. /BetimipërDrejtësi/