Dumoshi: Pakoja emergjente do të dedikohet edhe për sport - Gazeta Express
string(56) "dumoshi-pakoja-emergjente-do-te-dedikohet-edhe-per-sport"

Gazeta Express

23/09/2020 14:09

Dumoshi: Pakoja emergjente do të dedikohet edhe për sport

Gazeta Express

23/09/2020 14:09

Ministrja e Sportit, Vlora Dumoshi e ka dhënë një lajm të mirë për sportin kosovar, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ajo është shprehur se Qeveria Hoti, pjesë e së cilës është edhe vetë, do ta ndihmojë sportin kosovar, i cili është futur në krizë të thellë shkaku i pandemisë koronavirus.

 “Pakoja emergjente e ndarë nga Qeveria Hoti do të dedikohet për klubet, pasi jemi të vetëdijshëm që bizneset nuk kanë mundur të ndihmojnë klubet gjatë pandemisë. Do të bisedojmë bashkë me kryetarin e KOK, Besim Hasani dhe federatat sportive, për kriteret dhe mënyrën e ndarjes së tyre. Falënderoj trajnerin e xhudos, Driton Kuka dhe të gjitha federatat sportive, si dhe klubet për organizimin dhe mbajtjen në formë të sportistëve gjatë kohës së pandemisë”, ka thënë ministrja Dumoshi sot gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Sportit, i cili e hapi Javën Evropiane të Sportit.

Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka premtuar se shumë shpejt do të zbuten masat për aktivitetet sportive. /Gazeta Express/