Në Tiranë, më 17 qershor 2025, u zhvillua Forumi Konsultativ i Prokurorëve të Përgjithshëm dhe Specialë të Ballkanit Perëndimor, me pjesëmarrjen e liderëve të institucioneve të drejtësisë nga rajoni dhe mbështetje të Bashkimit Evropian.
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ai deklaroi: “Ne nuk na bashkon vetëm gjeografia, por dhe lufta për korrupsionin. Grupet kriminale janë të ndërlidhura; operacionet janë transnacionale.” Dumani nënvizoi se “bashkëpunimi me Eurojust ka dhënë rezultate të prekshme, me 23 skuadra hetimore të përbashkëta me BE-në dhe rajonin, si dhe një skuadër me Amerikën Latine”.
Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, theksoi se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është thelbësore për procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Ai theksoi se “krimi i organizuar dhe korrupsioni janë kërcënime sigurie në Ballkanin Perëndimor” dhe se “forcimi i sundimit të ligjit ka një rëndësi thelbësore për vendet në procesin e anëtarësimit në BE”.
Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Olsian Çela, theksoi rëndësinë e koordinimit më të mirë mes agjencive ligjzbatuese. Ai deklaroi: “Ka nevojë për një koordinim më të mirë mes të gjitha agjencive ligjzbatuese në rrafshin kombëtar në mënyrë që të harmonizohen aktivitet hetimore dhe ritmi i tyre në raport me vendet e tjera që do të punohet.”
Qumështorja Vita vjen me kampanjën e saj më të re, “Rritna tu pi Vita”, një vazhdimësi e natyrshme dhe...