Dumani: Kush e porositi vrasjen e vëllait të ish-deputetit socialist - Gazeta Express
string(67) "dumani-kush-e-porositi-vrasjen-e-vellait-te-ish-deputetit-socialist"

Shqiperi

Gazeta Express

19/09/2025 19:30

Dumani: Kush e porositi vrasjen e vëllait të ish-deputetit socialist

Shqiperi

Gazeta Express

19/09/2025 19:30

Fitim Dumani, vëllai i vogël i të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, ka treguar për herë të parë se në dijeni në tyre vrasja e vëllait të ish-deputetit socialist të Lezhës, Arben Ndoka, është porositur nga një politikan i madh në Shqipëri, i cili sot është prapa hekurave.

Duke folur për emisionin “Ma Shqip”, vëllai i vrasësit me pagesë ka thënë se me zbardhjen e vrasjes së Aleksandër Ndokës, SPAK ka shansin të tregojë veten, se çfarë institucioni është. “Vrasja… aty do shohim se ku shkon SPAK-u.

Është porositur nga dikush që është shumë i madh këtu. E ke në burg”, tha Fitim Dumani. Vëllai i vogël i Nuredinit tregoi për gazetarin Vezaj se dhe atij vetë i është hequr mbrojtja nga shteti.