Pak orë më herët, Gazeta Express raportoi se Armend Dallku është larguar nga skuadra e Dukagjinit.
E në këto momente, skuadra nga Klina ka njoftuar opinionin për ndarjen me Dallkun.
Në njoftimin e gjatë të tyre, Dukagjini e falenderoi Dallkun për punën e bërë në këtë ekip, ku ai arriti t’i dërgojë ata sezonin e kaluar në garat evropiane, për herë të parë në histori të klubit.
Përpos tij, janë larguar edhe Artan Luzi dhe Agon Ramadani, pjesë të stafit të tij.
Këtë edicion, Dukagjini me në krye Dallkun arriti ta përfundoj stinorin në vendin e shtatë me 45 pikë të grumbulluara.