Dukagjini e befason Ballkanin, me një këmbë në finale të Kupës - Gazeta Express
string(61) "dukagjini-e-befason-ballkanin-me-nje-kembe-ne-finale-te-kupes"

Futboll

Gazeta Express

08/04/2026 17:01

Dukagjini e befason Ballkanin, me një këmbë në finale të Kupës

Futboll

Gazeta Express

08/04/2026 17:01

Dukagjini ka bërë një hap jashtëzakonisht të madh drejt finales së Kupës së Kosovës.

Klinasit triumfuan thellë në udhëtim ndaj Ballkanit me rezultat 0:3, shkruan Gazeta Express.

Qysh në minutën e tetë, Hekuran Berisha kaloi mysafirët në epërsi.

Në minutën e 37-të, Dukagjini e dyfishoi epërsinë nëpërmjet Mërgim Pefqelit që shënoi nga penalltia

E në minutën e pestë shtesë të ndeshjes, Dukagjini shënoi për 0:3 nëpërmjet Meris Maliqit.

Kësisoj, Dukagjini ka kryer më shumë se gjysmën e punës sot, teksa ndeshjen e kthimit do ta luajë para publikut të vet.

Advertisement
Advertisement
Advertisement