Kanë përfunduar tri ndeshjet e para të xhiros së dytë në Superligën e Kosovës në futboll.
Dueli mes Ballkanit dhe Malishevës ka përfunduar pa fitues, 1:1, shkruan Gazeta Express.
Malisheva e pati epërsinë në pjesën e parë, por Ballkani barazoi, teksa pas dy ndeshjeve ka 2 pikë.
Në anën tjetër, Malisheva e fitoi pikën e parë në sezonin e ri në Superligë.
Fitore të madhe sot shënoi Dukagjini i Ismet Munishit që në shtëpi e mposhti Gjilanin me rezultat 2:0.
Nga një gol në secilën pjesë ishte i mjaftueshëm për fitoren dhe pikët e para në edicionin e ri në Superligë.
Gjilani në anën tjetër mbetet me një pikë pas dy xhirove.
E me fitore edhe në xhiron e dytë vazhdoi Ferizaj që në Lipjan e mposhti Prishtinën e Re minimialisht 0:1.
Për Ferizajn kjo është fitorja e dytë radhazi, kurse Prishtina e Re e përjeton humbjen e parë në Superligë, pas fitores 4:0 ndaj Malishevës në xhiron e parë.