Duka zbulon datën e propozuar për zgjedhjet lokale pas takimit me Begajn - Gazeta Express
string(72) "duka-zbulon-daten-e-propozuar-per-zgjedhjet-lokale-pas-takimit-me-begajn"

Shqiperi

Gazeta Express

04/10/2022 20:34

Duka zbulon datën e propozuar për zgjedhjet lokale pas takimit me Begajn

Shqiperi

Gazeta Express

04/10/2022 20:34

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka i ftuar në studion e misionit “Radari Informativ” më Abc me gazetaren Juli Xhokaxhi bëri të ditura detaje nga takimi i sotëm me Presidentin Bajram Begaj.

Ndër të tjera ai tha se u diskutua për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore. Duka pohoi se në takimin me Begajn u propozua data 14 maj, si datë për zgjedhjet e lokale të 2023-it.

Lexo Edhe:

“I propozuam Presidentit datën 14 maj. Biseda u soll rreth këtyre çështjeve dhe Presidenti paraqiti gatishmërinë e tij për çdo problematikë që mund të hasim gjatë gjithë kohës”, tha Duka.

Kreu i PPA foli për synimet e partisë së tij, ndërsa nuk la pa cekur linjën që opozita duhet të ndjekë në zgjedhjet lokale të 2023-it. Duka tha se nëse opozita nuk shkon me kandidat të përbashkëte në zgjedhje, do të humbasë.

“Me pragmatizëm menduam datën 14 maj për zgjedhjet vendore. Nuk mendoj se reforma territoriale do të ketë ndryshim. Mazhoranca ka leverdinë që të vazhdojë me 61 bashki. Duke qenë se opozita nuk ka qenë e fortë dhe ka qenë e përçare. Do të shkojmë në zgjedhjet vendorë më të njëjtin numër bashkish. Presidenti i ri paraqiti gatishmëri për problematikat. Në pretendojmë të fusim sa më shumë anëtar për Këshillin Bashkiak, ne do tentojmë. Me klimën në opozitë nëse arrijmë bashkëpunim dhe kemi në ndonjë bashki kandidat që të fitojë fitoren, si kandidatura në Urën Vajgurore. Jemi takuar me Berishën, në këto kushte negocimi pas 6 vitesh ,u duk shumë bashkëpunues, mirëpriti çdo lloj propozimi. Synimi i PPA është të ketë 2 anëtarë në këshillat e çdo bashkie. Qëllimi i vetëm është të japim maksimumin e mundshëm. Nga të gjithë njerëzit që kam takuar nga rangu tij mu duk njeri me bashkëpunues dhe shumë I lehtë për të negociuar. Ka vullnet pozitiv edhe nga Meta. Nëse nuk dalim me nja kandidat, humbim zgjedhjet. Nëse arrijmë pesë bashki gjithë opozita duhet të jetë e lumtur. Protestat e premtuara nga opozita: Sa më shpejt të jetë e mundur të gjejmë gjuhën e përbashkët, ia kam thënë edhe Berishës, pasi të bëhet kjo bëhen edhe protestat”, tha Duka.