Pak para nisjes së ndeshjes së dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2026 që mbahet në ShBA, Kanada e Meksikë, ka folur edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka.
Duka e ka komentuar grupin e Shqipërisë, duke folur po ashtu edhe për ndeshjen ndaj Anglisë.
“Futbolli nuk është i parashikueshëm, e dimë nëse bëjmë parashikime në letër Anglia është vendi i parë në grup. Por të shohim, të fitojmë ndeshjen e sotme. Mendoj se kundërshtari ynë është Serbia. Nëse mund të bënim më shumë mund të befasonim Anglinë, patëm një mundësi me Asanin dhe kur hyri Broja”, tha Duka për “Klan TV”.
Po ashtu, i pari i FSHF-së dhe i dyti i UEFA-s, Duka foli edhe për takimin ndaj Serbisë, për të cilin tha se nuk dihet ku do të luhet ende.
“Ende nuk e dimë se ku do të luhet sfida me Serbinë, ata kanë disa stadiume ku mund të zhvillohet sfida. Nëse stadiumet atje janë të federuara, merret vendimi se ku do të luhet sfida. Uroj t’i kënaqim spektatorët me lojën tonë, nuk mendoj se humbja me Anglinë ndalon ëndrrën tonë”, shtoi Duka./GazetaExpress/
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...