Duka: E mora aminin nga Rama për Evropianin “Shqipëri – Serbi”, ideja iu duk fantastike - Gazeta Express
string(81) "duka-e-mora-aminin-nga-rama-per-evropianin-shqiperi-serbi-ideja-iu-duk-fantastike"

Futboll

Gazeta Express

17/02/2025 9:10

Duka: E mora aminin nga Rama për Evropianin “Shqipëri – Serbi”, ideja iu duk fantastike

Futboll

Gazeta Express

17/02/2025 9:10

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka thotë se e ka marrë “aminin” nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama për organizimin e përbashkët të Kampionatit Evropian U-21 në vitin 2027 me Serbinë.

Mes shumë kritikash, kreu i futbollit shqiptar tha për mediumin “MCN TV” se të parit të vendit i është dukur “fantastike” si ide, përcjell “Gazeta Express”.

“Edi Rama është kryeministër i vendit, por ai nuk e ka ditur fare kur ne e kemi marrë këtë iniciativën për Europianin.”

“Sigurisht që unë e kam pyetur, sepse për ta organizuar këtë kompeticion duhet edhe miratimi i Qeverisë. Kur e kam pyetur: ‘Ta vazhdojmë këtë bashkëpunim me Serbinë’, më ka thënë: ‘Fantastike’”.

“Serbët do të luajnë në Serbi, ne do të luajmë në Shqipëri dhe të gjithë do të jenë të kënaqur.” /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement