Duhet t'i japim Trumpit merita për sukseset e tij në politikën e jashtme - Gazeta Express
string(71) "duhet-ti-japim-trumpit-merita-per-sukseset-e-tij-ne-politiken-e-jashtme"

Gazeta Express

20/09/2020 13:10

Duhet t’i japim Trumpit merita për sukseset e tij në politikën e jashtme

Gazeta Express

20/09/2020 13:10

Figura të ndryshme me ndikim nga Partia Republikane kanë filluar të shfaqen në rrjetet sociale, në televizione dhe gazeta duke u bërë thirrje amerikanëve që ta votojnë për president kandidatin demokrat, Joe Biden. Një grup i të fuqishmëve të politikës së jashtme së fundi nënshkruan një letër me të cilën deklarohej se presidenti Trump e ka “dëmtuar rëndë rolin e Amerikës si udhëheqëse botërore” duke e radhitur veten me diktatorët, duke e çnderuar sundimin e ligjit, duke e vënë në rrezik sigurinë kombëtare dhe të tjera.

Devon Cross

Lexo Edhe:

Unë nuk kam asnjë përfshirje me administratën apo fushatën e Trumpit dhe kurrë nuk kam pasur. Megjithatë, unë përgjërohem që të dallohem.

Shqyrtojeni skenën e pjesës jugore të kopshtit të Shtëpisë së Bardhë këtë javë, ku Trumpi e drejtoi një marrëveshje historike mes Izraelit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahrejnit. Ka mundësi që sauditët ta njekin këtë shembull së shpejti. Kjo e shtron pyetjen se a ka qenë vërtet politika e jashtme e Trumpit kaq e tmerrshme.

Po, ende ka shumë gjëra për t’u shqetësuar rreth tablos së politikës së jashtme dhe po, shumë akuza për mospërputhje e administratës së Trumpit janë krejtësisht të drejta. Politika e Amerikës drejt Kinës, drejt partnerëve të vet tregtarë dhe drejt aleatëve evropianë ka qenë e tëra e ngatërruar. Sidoqoftë, kjo është vështirë se është administrata e parë që ka qenë me mospërputhje në politikat e veta – “vija e kuqe” e Barak Obamës në Siri duke qenë vetëm një shembull.

Kritikët republikanë të Trumpit ende nuk e kanë pranuar se disa nga nismat e tij në të vërtet i adresojnë ankesat e tyre rreth administratave të kaluara. Një rast i qartë është marrëveshja bërthamore me Iranin, e vajtuar nga shumë figura në Partinë Republikane si përpjekje e qëllimshme për t’i bërë dredhi procesit të zakonshëm të traktatit. Ata dolën bindshëm kundër protokollit verifikues, duke thënë se politikat e gjata të ShBA-së për kontrollin e armëve është kthyuer në favor të “besimit – dhe nuk merret me verifikimin”.

Republikanët të paktën mund të pranojnë që tërheqja e Trumpit nga marrëveshja me Iranin ishte lëvizja e duhur. Ose ta shohin arsyetimin për sanksione të reja që kanë arritur sukses në izolimin dhe kufizimin e aftësisë së Iranit për të krijuar probleme për Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin. Deri më tani, kjo tërheqje e ka kufizuar dëmin që e lejonte marrëveshja e gjerë (dhe e shtrenjtë) e Obamës.