“Duhet ta dëgjoj trupin tim” - Federeri tërhiqet nga French Open - Gazeta Express
string(60) "duhet-ta-degjoj-trupin-tim-federeri-terhiqet-nga-french-open"

“Duhet ta dëgjoj trupin tim” – Federeri tërhiqet nga French Open

Sporte tjera

Gazeta Express

06/06/2021 17:04

Roger Federer është tërhequr nga French Open, para takimit të rrethit të katërt kundër Matteo Berretini të hënën.

Pas fitores dërrmuese kundër gjermanit Dominik Koepfer, që zgjati tri orë e gjysmë të shtunën mbrëma, Federeri paralajmëroi se do të mundë të tërhiqej nga turne për shkak se nuk dëshironte ta vinte nën rrezik pjesëmarrjen në Wimbledon, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në një komunikatë në Twitter, Federer tha: “Pas bisedimeve me ekipin tim, kam vendosur se kam nevojë të tërhiqem nga French Open sot”.

“Pas dy operacioneve në gju dhe një viti riaftësimi, është e rëndësishme që ta dëgjoj trupin tim dhe që të sigurohem për të mos i bërë trysni të madhe vetes për ta rimarr veten plotësisht. Jam i lumtur që i fitova tri ndeshje. Nuk ka ndjesi më të madhe se rikthimi në fushë. Shihemi së shpejti”, shkroi Federer në Twitter.

Ky ishte vetëm turneu i tretë që Federer mori pjesë që prej janarit të vitit 2020. Gjatë kësaj periudhe, 39-vjeçari i zhvilloi vetëm gjashtë ndeshje. /Gazeta Express/