"Duhej të ma jepnin Nobelin...", Trump përmend përsëri Kosovën e Serbinë si konflikt që e kishte ndalur - Gazeta Express
string(97) "duhej-te-ma-jepnin-nobelin-trump-permend-perseri-kosoven-e-serbine-si-konflikt-qe-e-kishte-ndalur"

Lajme

Gazeta Express

20/06/2025 23:34

“Duhej të ma jepnin Nobelin…”, Trump përmend përsëri Kosovën e Serbinë si konflikt që e kishte ndalur

Lajme

Gazeta Express

20/06/2025 23:34

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka përmendur sërish Kosovën dhe Serbinë, pak ditë pasi që nëpërmjet një deklarimi në rrjetin social, ai u zotua se do të angazhohet sërish për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në një deklarim për media kësaj here, presidenti Trump tha se e ka ‘‘përfunduar’’ çështjen mes Kosovës dhe Serbisë, dy vende që ‘‘kanë luftuar për vite me radhë’’, shkruan Gazeta Express.

‘‘Siç e dimë, bëmë një punë shumë të shkëlqyer me Indinë dhe Pakistanin. Dhe është një gjë e bukur për t’u parë. Serbia dhe Kosova po ashtu, kanë luftuar për vite me radhë, dhe ne e përfunduam këtë çështje’’, ka thënë ai.

Po ashtu ai ka thënë edhe se do të duhej të ishte shpërblyer me Çmimin Nobe për zgjidhjen e çështjeve si rasti i Kosovës dhe i Serbisë.

‘‘Duhet të më jepnin çmimin Nobel për Ruandën dhe a e keni parë rastin e Kongos? Mund të thoni Serbia dhe Kosova. Mund të thoni shumë prej tyre. Më i madhi është India dhe Pakistani. Duhet ta kisha marrë katër ose pesë herë”, ka deklaruar ai.

Presidenti Trump, para gazetarëve u deklaruar edhe për situatën mes Izraelit dhe Iranit, duke thënë se është “shumë e vështirë” t’i kërkohet Izraelit të ndalë sulmet – një kërkesë që Irani i kishte drejtuar më herët SHBA-së, raporton Sky News. , përcjell Express.

Trump më pas tha se Irani “nuk dëshiron të flasë me Europën” dhe se “duan të flasin me ne (SHBA-në)”.

Ai shtoi: “Europa nuk do të jetë në gjendje të ndihmojë në këtë pikë.”

I pyetur nëse një vendim për të goditur Iranin do të ishte më i rëndësishmi që do të merrte si president, Trump u përgjigj:

“Nuk mund t’ju them tani. Do t’jua them pas rreth një viti… nuk i dihet kurrë me këto lloj vendimesh.”

Ai tha gjithashtu se “mundet” që të mbështesë një armëpushim mes Izraelit dhe Iranit, “në varësi të rrethanave”.

Në lidhje me konfliktin, Trump shtoi:

“Është paksa e vështirë t’i thuash dikujt të ndalë.”

Sipas tij, “Izraeli po shkon shumë mirë në këtë luftë, ndërsa Irani, mund të thuhet, po ecën më dobët.” /GazetaExpress