Gazetare: Blerta Zuka
Cigaret nuk mungojnë në duart e tyre as kur janë duke ecur. E mbetjet e tyre vërehen shpesh nëpër rrugët e Prishtinës.
Rreth tre mijë tonë duhan, në vlerë të mbi 300 milionë euro, është sasia që shpenzojnë qytetarët e Kosovës brenda një viti.
Konsumimin e madh të cigares e pohojnë edhe vetë qytetarët, shumica prej tyre vetë duhanpirës.
Krahas kësaj, apelet për ta ndërprerë këtë ves nuk munguan në datën e shpallur si “Dita e Lënies së Cigares”.
Por, cilat janë dëmet shëndetësore që shkaktohen nga konsumimi i duhanit tregon mjeku specialst, Valdet Hashani.
Me qëllim të përmirësimit të ambientit për qytetarët, kuvendi i Kosovës, kishte miratuar një ligj që ndalon përdorimin e cigares në ambientet e brendshme të lokaleve.
Mirëpo, sa po zbatohet ky ligj nga gastronomët e Kosovës?
E se sa dënime janë shqiptuar në lidhje me këtë moszbatim të ligjit vetëm në komunën e Prishtinës, tregon drejtori i inspekcionit aty, Florian Dushi.
OBSH ka paralajmëruar se më shumë se shtatë milionë njerëz në gjithë botën, vdesin çdo vit nga sëmundjet që shkaktohen nga pirja e duhanit.