Dugolli: Rubin e tha të vërtetën, Thaçi s'kishte autoritet mbi gjithë UÇK-në, u fuqizua kur u bë kryesues delegacioni - Gazeta Express
string(113) "dugolli-rubin-e-tha-te-verteten-thaci-skishte-autoritet-mbi-gjithe-uck-ne-u-fuqizua-kur-u-be-kryesues-delegacioni"

Lajme

Gazeta Express

18/09/2025 17:52

Dugolli: Rubin e tha të vërtetën, Thaçi s’kishte autoritet mbi gjithë UÇK-në, u fuqizua kur u bë kryesues delegacioni

Lajme

Gazeta Express

18/09/2025 17:52

Profesori, Bujar Dugolli, i cili ka qenë pjesë në zhvillimet e ndodhura në Rambuje, ka thënë se deklarimet e James Rubin po e tregojnë të vërtetën për rolin që kanë pasur secila prej figurave të asaj kohe.

“Po tregohet e vërteta për kompetencat dhe rolin që e kanë pasur këta në UÇK dhe Rambuje”, ka thënë Dugolli në FRONTAL të T7.

Dugolli ka thënë se Hashim Thaçi në momentin që ishte bërë kryesues i delegacionit, kishte marrë autoritet, meqë ishte një konferencë e nivelit të lartë.

“Thaçi kur bëhet kryesues i delegacionit, ka marrë autoritet. Kjo është normale në secilin proces. Duke ditur se UCK ishte faktor numër 1 në këtë proces për të arritur paqen, anëtarët e tjerë s’kanë daashur që dikusht jetër të udhëheqë”.

“S’e ka pasur autoritetin absolut mbi UÇK-në”, ka shtuar tutje Dugolli./Express/