Duel dramatik, Roma eliminohet nga Torino në Kupën e Italisë - Gazeta Express
string(59) "duel-dramatik-roma-eliminohet-nga-torino-ne-kupen-e-italise"

Futboll

Gazeta Express

13/01/2026 23:28

Duel dramatik, Roma eliminohet nga Torino në Kupën e Italisë

Futboll

Gazeta Express

13/01/2026 23:28

Roma është përshëndetur nga gara në Kupën e Italisë për këtë edicion.

Gjallorosët pësuan 2:3 nga Torino në 1/8 e finales në një ndeshje mjaft dramatike, shkruan Gazeta Express.

Adams kaloi Torinon në epërsi në minutën e 35-të të ndeshjes, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.

Qysh në startin e pjesës së dytë, Roma barazoi rezultatin nëpërmjet Hermosos.

Në minutën e 52-të, sërish Adams riktheu epërsinë e Torinos.

Në minutën e 81-të, Arena shënoi për të barazuar edhe njëherë tjetër rezultatin.

Megjithatë, në minutën e 90-të, Ilkhan realizoi për fitoren dhe kualifikimin në çerekfinale të Torinos

Advertisement
Advertisement
Advertisement